Dialogu i Ohrit, “RVM-ja të reformohet sipas modelit aderues të BE-së”

Edhe pas situatës së re dhe përpjekjeve të shumta për të filluar negociatat me BE-në, vendi duhet të vazhdojë të mbajë fokusin në implementimin e reformave dhe standardeve evropiane. Këtë mesazh e përcollën kreu i qeverisë, Zoran Zaev, dhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, gjatë fjalimit të tyre në konferencën dyditore – Dialogu i Ohrit me temë: “Shfrytëzimi i mundësive, krijimi i aleatëve të rinj në Ballkanin Perëndimor”.

Marketing

“Maqedonia e Veriut gjithsesi duhet të harmonizojë ligjet vendore me ato evropiane”,- ka thënë Dimitrov. Sipas tij, vetëm modeli që ofron BE është i përshtatshëm për interesat e vendit dhe shoqërisë sonë.

“Maqedonia e Veriut është në hapin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe mbetet e përkushtuar në implementimin e standardeve evropiane. Shteti ynë duhet të reformohet sipas modelit aderues që ofron BE. Leksionet e mësuara na e mundësojnë këtë dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet pikërisht tani”,- ka thënë ministri i jashtëm Dimitrov.

Të pranishmit janë pajtuar se edhe përkundër sfidave aktuale, fokusi i procesit reformues është mënyra e vërtetë për realizimin e prioriteteve strategjike, në bazë të së cilës do të krijohej shoqëria demokratike moderne, themeluar në bazë të institucioneve të fuqishme dhe sundimit të ligjit.

Përkujtojmë se deri në anëtarësimin e plotë të RMV-së në NATO, e ndajnë vetëm edhe tri shtete: Franca, Holanda dhe Spanja. Islanda mbrëmë vonë u bë vendi i 26, i cili ratifikoi protokollin për anëtarësimin e RMV-së në paktin veriatlantik. Pritshmëritë ishin që në Samitin e dhjetorit të NATO-s, në Londër, zyrtarisht dhe në mënyrë ceremoniale RMV të zë karrigen me fuqi vendimmarrëse në aleancë, ndërsa në raport me BE-në, RMV pritej të mbante konferencën e parë ndërqeveritare në janar, por plani mori kthesën me mosdhënies e datës për bisedimeve para një jave në Samitin e Brukselit

Marketing