Dialogu me Serbinë, sfida e parë e qeverisë së re

Dialogu me Serbinë është kryetema me të cilën do të ndeshet qeveria e re e Kosovës dhe thirrjet që kabineti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të rikthehet në bisedime, vijnë nga të gjitha anët.
Edhe Matthew Palmer, përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin, bëri thirrje në Prishtinë për rifillimin e dialogut duke nënvizuar se shpreson që Albin Kurti, të gjejë mënyrën e duhur për tu kthyer në tryezën e negociatave.

Marketing

“Zgjidhja një herë e përgjithmonë mes Kosovës dhe Serbisë përmes normalizimit të plotë mbetet prioritet strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pritjet e mia për Kurtin, duke supozuar që do të bëhet kryeministër, janë se do të jetë partner i mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se do të punojë ngushtë me ne në kërkim të objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta. Se ai do ta kuptojë se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm jo vetëm Kosovën, por edhe për ShBA-të, dhe të gjej mënyrën për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, shprehet Palmer.

Edhe analistët në Kosovë, vlerësojnë se Vetëvendosje dhe LDK, pas krijimit të qeverisë, temë të parë duhet të kenë dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Sipas institutit demokratik të Kosovës, të dy subjektet në vazhdimësi kanë shprehur përkushtim për të vijuar dialogun, pavarësisht se presidenti serb, Aleksander Vuçiç, në një reagim të tijin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka thënë se Kurti është më i vështirë se paraardhësit e tij.

“Deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së janë më të ashpra se ato të ish kryeministrit Haradinaj dhe të presidentit Thaçi”, kishte thënë ai.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Kosova ka vendosi taksë 100 përqind për produktet që importohen nga Serbia.

Marketing