Diaspora shqiptare përmes fotografive

Ekspozita “Unë jam shqiptar” mblodhi shumë vizitorë mbrëmë në Galerinë e Arteve të Maqedonisë.

Marketing

Ekspozita ka si tematikë emigrimin e shqiptarëve dhe përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj dhe synon të tregojë kontributet e veçanta të diasporës shqiptare në ndërtimin e një hapësire kulturore mbarëshqiptare dhe në kontributin e drejtpërdrejtë në ndërtimin e mendimit par shqiptarët kudo nëpër botë.

Ekspozita u organizua në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar Historik të Shqipërisë dhe Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

“Unë besoj se kultura nuk njeh kufi, është pikërisht ajo që na bashkon të gjithëve dhe mbi një hapësirë kulturore ne mund të ndërtojmë dhe para ndihma të një bashkëpunimi të mirë dhe marrëdhënie të mira në mes popujve”,- deklaroi drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koci.

“Gjithçka çka kanë shqiptarët nëpër botë, vjen si rrjedhojë e mërgatës shqiptare. Ai që do të vizitojë, jam i bindur se do ta kupton gjithë historikun e ndryshimeve historike të cilat ndryshime pikërisht kanë ardhur nga mërgata shqiptare. Të jemi të kujdesshëm që t’ia kthejmë mërgatës për sakrificën që kanë dhënë”,- theksoi drejtori i ITKSHM-së, Skender Asani.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 22 tetor.