Dibër, bariu vritet nga rrufeja

Një bari nga Dibra sot në mëngjes është gjetur i vdekur në fshatin Lokovë të Strugës. Sipas policisë, me siguri ka ndërruar jetë nga goditja e rrufesë.

Nga MPB-ja kumtuan se sot në mëngjes rreth orës 04:30 në Stacionin Policor Strugë, personi S.N ka raportuar se në vendin “Sllavillo” mbi fshatin Lokovë, është gjetur trupi i vdekur i U.E (35) nga Dibra, i cili ka kullotur kafshët dhe me siguri ka ndërruar jetë nga goditja e rrufesë.

Hetimi për rastin do të zhvillohet gjatë ditës.