Dibër, dalja e votuesve deri në ora 15:00 është 30 për qind

Sipas komisionit komunal zgjedhor në komunën e Dibrës deri në orën 15:00 të drejtën e tyre të votës në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale e shfrytëzuan 30 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve.

Marketing

“Deri në orën 15 votuan 5.312 persona. Votimi po zhvillohet në rendin më të mirë dhe shpresoj se kështu do të jetë deri në fund të votimit, përkatësisht deri në orën 19:00 kur duhet të mbyllen vendvotimet”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e KKZ-Dibër.

Sipas saj, në listën zgjedhore për president të vendit janë regjistruar 18.602 votues, përderisa për kryetar komune 18.551 persona me të drejtë vote.

Procesi i sotëm zgjedhor pa probleme po kalon edhe në Komunën Qendra Zhupë, ku po votohet në 16 vendvotime.
Sipas kryetarit të KKZ-së, Eran Zuber, deri në orën 15 të drejtën e votës e shfrytëzuan 679 apo rreth 10 për qind nga 6.951 votuesit e regjistruar.

Marketing