Dibër, dezinfektohen vendbanimet dhe hapësirat publike

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Shtabit Operativ për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës Dibër, pasi doli koronavirusi dhe u bë vlerësimi, mbrëmë, u realizua dezinfektim në vendbanimin “Konjare”, ku pesë persona janë infektuar nga ky virus.

Marketing

“Ky aktivitet është realizuar falë Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve dhe Njësisë Rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe asaj të Qendrës për Shëndet Publik, e cila siguroi fondet e nevojshme, si dhe pajisjet mbrojtëse dhe pajisjet e tjera”, njoftoi Shtabi Operativ.

Prej aty shtojnë se aktiviteti do të vazhdojë, me qëllim dezinfektimin e hapësirave publike dhe rrugëve lokale në qytet.

Shtabi Operativ u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve, të kufizojnë lëvizjet e tyre në tërë qytetin, të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim.

Në të njëjtën kohë, nga Shtabi Operativ siguron që institucionet janë në nivelin e duhur të gatishmërisë dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime dhe masa të përshtatshme.

“Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin. Vazhdojmë. Dibrën e bëjmë ne vetë, në të mirë dhe në fatkeqësi, së bashku jemi më të fuqishëm”, ka shkruar kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka në profilin e tij në Facebook.

Marketing