Dibër, dezinfektohen xhamitë dhe objekti i Myftinisë

Në kuadër të masave të Shtabit të përgjithshëm për dezinfektim të objektit, sot është kryer dezinfektim i xhamive dhe objektit të Myftinisë në Dibër.

Marketing

“Është kryer dezinfektim i shtatë xhamive, duke përfshirë edhe xhaminë e Sahat kullës, si dhe hapësirave të Myftinisë. Mjetet për dezinfektim na janë dorëzuar nga Shtabi operativ” deklaroi për MIA-n koordinatori i Myftinisë së Dibrës, Reshat Kaçallniku.

Shtoi se besimtarët i respektojnë rekomandimet e këtij institucioni dhe faljet e namazeve i kryejnë në shtëpi, ndërsa nga xhamitë dëgjohet vetëm ezani.

Marketing