Dibër/ Krim brenda familjes, vëllai vret vëllain 23 vjeçar me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mesnatë në fshatin Allabegi, Maqellarë.

Marketing

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Flori Tonuzi ka qëlluar me thikë vëllin e tij Benard Tonuzi.

23 vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Nga informacionet paraprake dyshohet se Flori Tonuzi, 26 vjeç vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë është arratisur.

Informacion paraprak

Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes

Marketing