Dibër/Nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19

Të dhënat zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilat thirret Shtabi Operativ Komunal konfirmojnë se edhe në 24 orët e fundit në Dibër nuk ka persona të rinj të infektuar me Kovid-19.

Marketing

Kjo është disa e pestë me radhë që nuk ka të infektuar të rinj, pas dy rasteve të cilat ishin konfirmuar të enjten, pasi nuk nuk pati të infektuar të rinj 12 ditë.

Në Dibër edhe në 24 orët e fundit nuk ka të infektuar të rinj me Kovid-19

Megjithatë nga Shtabi u bëjnë apel qytetarëve që edhe më tej rreptësisht të respektohen masat dhe rekomandimet e kompetentëve sepse, siç shtojnë “lufta me armikun e padukshëm po vazhdon”.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 51 persona prej tyre dy nga Komuna Qendër Zhupë. Mbi 70 për qind prej tyre janë shëruar, derisa katër persona kanë vdekur, prej të cilëve tre persona nga Dibra dhe një nga Qendër Zhupa.

Në bazë të masave dhe aktiviteteve të projektuara të Shtabit Operativ Komunal të punësuarit në Ndërmarrjen Komunale Publike “Standard” dhe Njësinë Zjarrfikëse Territoriale me sukses e përfunduan dezinfektimin e dytë të sipërfaqeve publike, këndeve sportive dhe të fëmijëve, vendbanimeve rurale, si dhe objekteve banesore dhe fetare.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Dibrës, megjithatë, vazhdojnë të japin ndihmë-shërbim për grupet më të ndjeshme të qytetarëve, personave të moshuar dhe të pamundur, personave me aftësi të kufizuara, të sëmurëve kronikë. Nga e premtja pasdite e deri më sot deri në orën 14 ata kanë kryer 15 shërbime.

Marketing