Dibër/ Pritet ekipimi i ekipit mjekësor, shtohen ndihmat

Në këtë krizë epidemiologjike, ekipi mjekësor i Dibrës vazhdimisht është në terren.Me sukses funksionon edhe spitali i përgjithshëm në Dibër. Është dërguar një kërkesë edhe për 4 motra ose teknik medicinal që jenë të trajnuara për sëmundjet infective, gjithashtu pritet që të aprovohet edhe kërkesa për një gjinekolog dhe anesteziolog reanimatolog.

Marketing

Krahas ndihmave të ardhura nga mërgimtarët dibranë që gjinden në SHBA dje ariti edhe ndihma e qytetarëve dibranë që jetojnë në Shkup, kësaj nisme i janë bashkangjitur edhe një numër i madh shkupjanësh, ndihmat janë kryesisht materiale dezinfektuese dhe materiale mbrojtëse.

Edhe përkundër gjendjes së Krizës në Dibër dhe orës policore, ka edhe të tillë që nuk I respektojnë vendimet. Mbrëmjen e së hënës janë arrestuar dy persona të cilët kanë shkelur orën policore, ndaj të cilëve do të miren masa të ndëshkimit.

Marketing