Dibër, aktivitet ekologjik në kuadër të ditës së lumit Drin

Nën patronatin e qendrës për përkrahje të shoqatave joqeveritare CSCD, me mbështetje të Forumit Rrinor të BDI-së, me përkrahje të Kryetarit të Komunës Dibër z.Hekuran Duka, dhe me pjesëmarrje të shkollave të qytetit të Dibrës, sot u organizua dita e ekologjike në kuadër të shënimit të ditës së lumit Drin.

Marketing

Në këtë aksion u pastrua bregu i liqenit të Dibrës, si një shembull i mirë për të gjithë.

Aksioni ishte i suksesshëm dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme të ambientalistëve, këtij aksioni i’u bashkëngjitën edhe kuadri i ELEM-it dhe vullnetarë të ambientit. Rinia e BDI-së dëshmoi edhe njëherë se janë pro ambientit të pastër dhe angazhimit për punë vullnetare në dobi të shoqërisë!