Dibër, treguesit shëndetësorë flasin për gjendje stabile

Mbrëmë nga Klinika e Infektologjisë në Shkup dolën edhe dy pacientët e fundit të cilët ishin në shërim nga qyteti i Dibrës, ndërsa ka mbetur vetëm një e sëmurë e moshuar me virus pozitiv në spitalin e Ohrit, që do të thotë se 14 të infektuar janë të shëruar dhe mbeten edhe 31 persona që janë në izolim shtëpiak.

Marketing

“Numri i përgjithshëm i të infektuarve në qytetin tonë mbetet ende në 49, nga të cilët 14 tanimë veç janë të shëruar dhe gjenden në shtëpitë e tyre, 4 kanë ndërruar jetë, mbeten edhe 31 të infektuar aktivë.”,- u shpreh kryetari i Shtabit të Krizës, Hekuran Duka.

Në Shtabin e Emergjencës sot si problem u evidentua mësimi në distancë, për çka nevojitet internet, prandaj u kërkua nga operatorët dhe qeveria të përforcojnë linjën dhe të rrisin numrin e gigabajtëve për shtëpi dhe amvisëri me qëllim që nxënësit të kenë më shumë hapësirë për mësim. Dibra mbetet në karantinë deri më 13 prill, ndërsa në bazë të situatës do të sillet vendim i ri nga Qeveria.

Marketing