Lajmet e plasuara nëpër media të ndryshme, për gjoja shtim të rasteve të vjedhjeve në qytetin e Dibrës, kanë detyruar Këshillin Komunal të mblidhet në një takim urgjent , për të diskutuar situatën e sigurisë ndaj këtyre fenomeneve.

Komandanti i stacionit policor në Dibër, Agim Vojnika, thotë se nuk ka nevojë për shqetësime . Sipas tij, lajmet e plasuara në disa media, janë dezinformata, pasi numri i vjedhjeve nuk e kalon normalen.

Ai thotë se policia është vazhdimisht në terren, dhe përkujtoi qytetarët se në çdo moment kanë në dispozicion numrin 192, për të paraqitur çdo shqetësim. Vojnika kërkon më shumë bashkëpunim me qytetarët por edhe me këshillin komunal.