Dibra ndau 300.000 denarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje me të prekurit në tërmetin katastrofik në Durrës dhe rajon në Shqipëri, Këshilli i Komunës së Dibrës sot vendosi të ndajë ndihmë financiare në vlerë prej 300.000 denarëve.
Vlera është përcaktuar sipas mundësive të vetëqeverisjes lokale.

Marketing

Këshilli njëherit vendosi sot të jetë ditë zie në Komunën e Dibrës për viktimat në tërmetin katastrofik në Shqipëri.
Kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka paralajmëroi edhe mundësi në Durrës të dërgohet ekip i njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Dibra për çka tani më është dorëzuar kërkesë dhe pritet thirrje nga ana e autoriteteve kompetente të Shqipërisë.

Në seancë, këshilltarët janë informuar edhe për aktivitetet e shoqatave të qytetarëve për grumbullimin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Marketing