Dibra në zi për humbjen e kryetarit

Sot në Dibër u varros kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë.

Marketing

Këshilli i Komunës së Dibrës, me rastin e vdekjes së kryetarit Ruzhdi Lata mori vendim për të shpallur tri ditë zie.

Në seancën komemorative që u mbajt në Qendrën Kulturore morën pjesë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendës kryeministri Bujar Osmani, kryetarët e Bashkësive Islame të Maqedonisë, Sulajman Rexhepi, Shqipërisë Skender Brumaj dhe Kosovës Naim Trnava, si dhe të gjitha 13 myftinjtë në Maqedoni.

Kryetari i BFI-së të Maqedonisë Sulejman Ef. Rexhepi, theksoi se me kreun e komunës së Dibrës Lata kishin bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
Ai ishte njeri i madh dhe dha shumë për fenë, kombin dhe demokracinë- deklaroi Rexhepi.

Marketing