Dibra, nikoqire e “Festivalit të 18-të shqiptar në Maqedoni”

Teatrot nga Tetova, Kumanova, Gjirokastra, Prishtina, Gjilani dhe Presheva do të jenë mysafir në “Teatrin e 18-të shqiptar në Maqedoni”, që fillon sonte në Dibër.

Marketing

Festivali do të zgjasë shtatë ditë, ndërsa e hap teatri kumanovar – drama shqiptare me shfaqjen “As andej as këndej”, në dramatizim të Ilir Ajdinit, ndërsa në regji të Kastriot Abdilit.

Mbrëmjen e fundit, para ndarjes së çmimeve për shfaqjen më të mirë, regjinë, aktorin dhe aktoren, para dibranëve, jashtë konkurencës, do të marrë pjesë teatri kombëtar kosovar me shfaqjen “Karnevalet korçare” në regji të Altin Bashës.

“Teatri shqiptar në Maqedoni” tradicionalisht mbahet në Qendrën e kulturës në Dibër, ndërsa financiarisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës me 600.000 denarë. Festivali është mbështetur edhe nga pushteti lokal, si dhe disa kompani.

Sonte para të pranishmëve do të mbajë fjalim kryetari i komunës së Dibrës Hekuran Duka.

Marketing