“Die Welt” Rruga e Ballkanit duhet të përfundojë në BE

Kush do kishte shpresuar vetëm pak përpara për një zgjidhje të kontestit 27 vjeçar të emrit mes ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë – në të ardhmen: Republika e Maqedonisë së Veriut – dhe Greqisë? Politikanët e guximshëm dhe të përkushtuar nga të dyja palët kanë arritur një sukses historik. Ndërkohë edhe parlamenti maqedonas dhe grek kanë ratifikuar Marrrëveshjen e Prespës, shkruan “Die Welt”, transmeton Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Marketing

Debatet e mëparshme në Shkup dhe Athinë ishin kontraverse. Emocionet kombëtare ishin gatuar lartë, frika ishte ngulitur. Miratimi ishte gjithçka tjetër përveç vetëbesimit. Guximi, largpamësia dhe këmbëngulësia e aktorëve që e trajtuan çështjen në të dyja palët më së fundi bënë kthesën. Për të zbërthyer Nyjën Gordiane, rrezikuan shumë politikisht kryeministrat Cipras dhe Zaev, por fituan shumë vendet e tyre dhe i gjithë rajoni.

Zgjidhja e kontestit të emrit është një shembull për zgjidhjen e konflikteve nën partnerët europianë. Në të njëjtën kohë kompromisi historik i hap rrugën e integrimit euro-atlantik Maqedonisë së Veriut. Kjo pasi Greqia, sipas marrëveshjes, detyrohet të mos vendosë gurë në rrugën integruese të fqinjit verior. Gjtihashtu, të dyja vendet kanë bërë hapa konkretë për pajtimin dhe shtimin e bashkëpunimit.

Shkupi me këto reforma duhej ta bëntë të prekshme dhe konkrete rrugën e perspektivës europiane. Veçanërisht gjenerata e re është e orientuar me shumicë drejt Europës. Te procesi i anëtarësimit ka çdoherë dy palë. Tani është edhe koha e BE-së të reflektojë. Pas përpjekjeve të sukseshme të vendeve kandidate, duhet të bëhen edhe hapa konkretë të përparimit në procesin e anëtarësimit. Për këtë BE duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore.

Gjithashtu sot, njëzet vjet pas konflikteve të përgjakshme në ish Jugosllavi, situata në Ballkanin perëndimor është akoma fragjile. Krimi i organizuar dhe korrupcioni mbeten një problem, që akoma nuk ka zgjidhur plagët e së kaluarës dhe sjellin tensione mes shteteve si dhe mes grupeve të ndryshme etnike dhe religjioze. Shumë persona të ri emigrojnë jashtë për një të ardhme më të mirë dhe mbase gjithashtu, sepse ne në BE jemi bërë më pak të guximshëm.

Si pasojë e krizave të shumta dhe problemeve sociale në pjesë të ndryshme të Europës, narrativa europiane ka humbur peshë. Ndikimi i shtuar i shteteve tjera mbi Ballkanin perëndimor – mbi të gjitha i Rusisë, Kinës ose Turqisë – tregon mbi të gjitha edhe dobësinë tonë.

Perspektiva europiane për vendet e Ballkanit perëndimor është një shansë gjigante – gjithashtu për BE. Këtë duhet ta përdorim me mençuri, pasi ka qenë dhe është pjesë e interesave tona strategjike. Nëse BE tërhiqet nga Ballkani, një rajon që është i afërt me ne historikisht, gjeografikisht dhe kulturalisht – si do merreshim seriozisht nga aktorët globalë?

Modeli europian – demokracia, liria dhe shteti ligjor me sigurinë dhe mirëqenien – akoma janë forcë e pathyer e dëshirës së Ballkanit perëndimor. Me zgjidhjen e kontestit të emrit, Shkupi u orientua drejt rrugës së drejtë të BE dhe në të njëjtën kohë lëshoi sinjal mbi rajonin: nacionalizmi dhe popullizmi çojnë drejt qorrsokakut.

Kjo, pasi ti thuash “Po” ndryshimit të emrit, është gjithashtu një goditje për forcat nacionaliste mbi Ballkanin. Dhe në kohën kur popullizmi dhe nacionalizmi po kthehet në një test stresues për modelin europian – vepra e pajtimit mes grekëve dhe maqedonasve është gjithashtu një vepër e vërtetë guximi për pjesën tjetër të Europës: të bashkoheni në vend se të përçaheni, dialog dhe kompromis në vend të egoizmit. Me këtë mund të marrin një shembull gjithë partnerët e BE./Zhurnal/

Linku i lajmit, “Die Welt”: https://www.welt.de/

Marketing