Digjen të gjallë dy fëmijë në Shkup

Dy fëmijë të moshës tre dhe një vjeçare humbën jetën tragjikisht nga një zjarr që shpërtheu sot në një shtëpi në Shuto Orizari.

Marketing

Zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë edhe disa nga shtëpitë përreth. Katër prej tyre u kapluan nga zjarri.

Sipas Ministrisë së Brendshme, zjarri shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Brsjacka Buna”, pas së cilës u përhap në tre shtëpi të tjera. Shtëpia u dogj plotësisht dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit.

Zjarri u raportua në orën 13.25, dhe në vendngjarje kanë intervenuar 15 zjarrfikës me disa automjete.
Ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet e policisë janë në vendngjarje.

Marketing