Digjet një automjet në Durrës, nisin hetimet

Një automjet është djegur gjatë natës së kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit.

Marketing

Mjeti tip “Mercedes Benz” me targa DR 8526 E është përfshirë nga flakët rreth mesnatës së kaluar, teksa ndodhej i parkuar në rrugën “Petrit Llaftiu”, në lagjen 15 të qytetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit dhe ende nuk mund të flitet për një zjarrvënie të qëllimshme apo zjarr aksidental, shkaktuar nga ndonjë problem teknik i mjetit.

Marketing