Digjet një furgon në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 2.30 minuta në Tetovë është djegur një furgon. Uka Aliti për TetovaSot thotë se zjarrfikësit arritën menjëherë dhe lokalizuan zjarrin që mos marrin flakë edhe veturat afër furgonit që ishin parkuar në trotuar.

Marketing

“Apelojmë deri te qytetarët tanë që të jenë të kujdesshëm se si dhe ku i parkojnë makinat ..këto pamje janë nga mbrëmë në ora 2.30 minuta pas mesnate në një rrugë, ku pos shpërthimit të zjarrit tek furgoni rrezikohen edhe makina tjera por falë intervenimit të shpejtë nga ekipe të NJTKZ TETOVÈ zjarri lokalizohet dhe parandalohet pèrhapja e flakëve të zjarrit.. me mirëkuptim NJTKZ.TETOVÈ” thotë Uka Aliti shef i NJTKZ-së

Marketing