Digjet një makinë me targa greke në Gjevgjeli

Në stacionin e policisë në Gjevgjeli sot është paraqitur rast se në rrugën “Jane Sandanski” është djegur një automjet i tipit “nisan” me targa greke.

Marketing

Rastin në polici e ka paraqitur V.R (40) ndërsa siç ka njoftuar policia, në djegien e automjetit nuk ka persona të lënduar.

Makina është pronë e personit T.M (67) nga Greqia i cili ka qenë me qëndrim të përkohshëm në Gjevgjeli.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Marketing