Digjet një shtëpi në Batincë të Shkupit

Është djegur një shtëpi në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas zjarrfikëseve të Qytetit të Shkupit, zjarri shpërtheu në mesnatë në rrugën 6 nr.14.

Marketing

Ekipet kanë intervenuar në mesnatë deri në ora 2:40. Gjatë intervenimit kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë automjete dhe 14 zjarrfikës. Kurse gjithsej 100 metra katrorë janë të përfshirë nga zjarri, ende nuk është përcaktuar dëmi.