Digjet një shtëpi në Shkup

Me 07.12.2018 në ora 13.10 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, K.L.(30) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.10 është shkaktuar një zjarr në shtëpinë e tij.

Marketing

Sipas rrëfimit të tij, zjarri është shkaktuar sipas gjitha gjasave nga mjeti ngrohës, ku është djegur e tërë kati përdhesë.

Në ora 09.30 zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve. Në vendin e ngjarjes është kryer përpunim i krim teknikës dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit

Marketing