Digjet shtëpia e një familje në Berovë

Një familje dymbëshjetëanëtarëshe nga Rusinoja e Berovës ka mbetur pa shtëpi pasi në tërësi është djegur në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në orën dy pas mesnate.

Marketing

Zjarrin i pari e ka vërejtur Aleksandar Mirçevski, i cili deklaroi se ai fillimisht ka filluar nga bodrumi.

“Rreth orës dy pas mesnate të gjithë flinim. Unë ndjeva se diku digjet, u ngrita, dhe pas që në bodrum, ndërsa në dhomat kishte flakë. Menjëherë iu lajmërova vëllait tim, dhe veçse zjarri kishte përfshir edhe katin e dytë. I thirrëm fqinjët për ndihmë dhe u lajmëruam në stacionin zjarrfikës. Zjarrfikësit erdhën për një kohë të shkurtër dhe filluan aksionin për shuarjen e zjarrit”, theksoi Mirçevski.

Vëllai i Aleksandrit, Zdravko Mirçovski i cili gjithashtu jetën në atë shtëpi bën apel për humanitet nga ana e qytetarëve.

Kryetari i komunës ndër të parët ka mbërritur dhe deklaroi se menjëherë do të angazhohet ndërmarrja komunale dhe mekanizmi ndërtimor për pastrimin e mbetjeve nga shtëpia e djegur.

Marketing