Digjet shtëpia në Veles, humb jetën 80 vjeçari

Një 80 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Orizare e Epërme në Veles pasi shtëpia e tij u kaplua nga flakët.

Marketing

I ndjeri ishte person me status të rrezikuar social i cili ka jetuar duke mbledhur plastikë dhe mbeturina. Organet kompetente dyshojnë se pikërisht djeg’ja e plastikave dhe materialeve të tjera e ka shkaktuar zjarrin.

Rasti tragjik gjithashtu është konfirmuar edhe nga MPB.
“Më 01:01.2019 rreth orës 10:15 është lajmëruar se është përhapur zjarrit në një shtëpi në fshatin Orizare e Epërme nga Velesi, pronë e R.M. (80). Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e Njësitit të zjarrfikësve Veles është gjetur i vdekur R.M.”, njoftojnë nga MPB.

Sipas zëdhënësit të SPB-Veles, Verolub Dodevski, trupi i 80 vjeçarit është shkrumbuar prandaj edhe nuk është dërguar për obduksion.
Në vendin e ngjarjes po bëhet ekspertizë.

Marketing