Digjet vetura e një polici në Çair, arsyet ende nuk dihen

Sot rreth orës 03.00 të mëngjesit në rrugën Xhon Kendi në Çair persona të pa identifikuar kanë hedhur shishe moltovi në veturën e Policit F.A ku kanë djegur tërësisht veturën e tij Golf 5. Sipas një miku të policit, F.A kurrë nuk ka pasur asnjë zënkë me askënd dhe janë të habitur pse i është djegur vetura e policit i cili punon në komunikacion, raporton TetovaSot.

Marketing

“F.A asnjëherë nuk ka pasur asnjë zënkë me askënd, ai është djalë shumë i mirë, dhe jemi befasuar pse i ka ndodhur kjo, ai ka hyrë tash në punë ka një vit gati, sinqerisht jemi befasuar”. thotë për Tetovasot shoku i tij duke shpresuar se MPB do të zbardh rastin.

Sipas tyre në rrugën XHon Kendi ka edhe kamera sigurie dhe policia mund të identifikojë edhe personat, por nuk dihet nëse kjo do të ndodh, pasi shumë raste policia ka heshtur. Nga policia ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë për ngjarjen. /TS/

Marketing