Digjitalizimi i kompanive, OEMVP: Shteti të investojë, është domosdoshmëri

Në kohën kur virusi korona ka ndryshuar mënyrën e jetesës, digjitalizimi është bërë një nevojë e madhe për kompanitë vendore, vlerësojnë nga OEMVP.

Marketing

Sektori i biznesit thotë se shteti duhet të ketë parasysh që me masat e ardhshme të investon në digjitalizimin e kompanive, në mënyrë që ata të zhvillohen dhe të shtrijnë veprimtarinë e tyre edhe nëpër tregje të huaja.

“Kompanitë do të duhet të ndihmohen në tendencën e tyre për digjitalizim dhe avansim në mënyrën se si ata veprojnë. Ne si odë vlerësojmë që shteti duhet të ndajë mjete financiare për kompanitë që të digjitalizohen, të rrisin kapacitet e tyre teknologjike dhe në atë mënyrë të mudnt ë inkuadrohe në tregjet e huaja” – tha Durim Zeqiri nga OEMVP.

Zeqiri: Të vazhdojë subvencionimi i pagave

Tre pakot e masave kanë treguar se që kompanitë të ruajnë likuiditetin, në këtë periudhë janë të rëndësishme ndihmat financiare.

Sektori i biznesit pret që në një afat sa më të shpejtë shteti të injektojë ndihma të menjëhershme për ta.

Si masë imediate të cilën duhet ta merr qeveria në periudhën e ardhshme është subvencionimi i pagave, vlerësojnë nga kjo Odë.

“Do të duhet të vazhdohet me subvencionimin e pagave se paku deri në fund të muajit tetor. Këtë gjithnjë e flasim në bazë të nevojave momentale të kompanive. Ne vlersojmë se deri atëherë është mirë të kenë, ndoshta do të ketë nevojë edhe pë më gjatë, për shkak se kompanitë në vend luajnë rol shumë të rëndësishëm për ekonominë edhe mendojmë që duhet të mbështeten me qëllim që i tërë eko-sistemi të mos bie dhe të vazhdojë ecurinë e saj. Edhe pse pjesërist e ngadalsuar, por do të duhet të mbështetet që mos të abstenoj plotësisht.” – deklaroi Zeqiri.

Nga oda thonë se një seri e masave të reja restriktive do të ishin fatale për ekonominë, e cila po mundohet të ngrihet në këmbë pas goditjes të krizës nga virusi korona. Thonë se në atë rast qeveria do të duhet të merr masa në koordinim me sektorin e biznesit.