Digjitalizimi i librave shkollorë, SASHK: Debate publike për sqarimin e konceptit

Nga SASHKU me propozim që MASH të organizojë debate publike dhe prindërve dhe nxënësve detalisht t’ua sqaroj koncpetin e planifikuar.

Marketing

“Në këtë moment mungon transparencë më e madhe, duhet të mbahen debate publike, nuk mjafton që Ministrja e Arsimit në debate televizive dhe deklarata ta promovojë këtë koncpet të mësimit, por të sqarohet para palëve të interesuara dhe MASH ti pranojë të gjitha vërejtjet për të përmirësuar këtë proces.”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Nga MASH përkujtojnë se digjitalizimi është paraparë të realizohet në mënyrë etapore dhe i njejti nuk do të vlejë për nxënësit deri në klasën e tretë fillore. Për nxënësit nga klasa e katërt dhe klasat më të larta digjitalizimi mbetet si opcion, sepse ata i kanë të zhvilluara aftësitë për zbatimin e aftësive teknologjike dhe paisjeve elektronike.

Marketing