Dikur e tallnin, sot meshkujt çmenden pas vajzës 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka shpenzuar 40 mijë dollarë për kirurgji plastike.

Marketing

Celine Centino nga Zvicra i kishte vënë qëllim vetes që të shndërrohej në një femër seksi, pasi shokët e klasës shpesh herë e tallnin.

Ajo ka zmadhuar gjoksin 3 herë, ka bërë ndërhyrje në hundë, mbushje në fytyrë, buzë dhe mjekër.

Ylli i Instagramit thotë se ajo ishte tallur për pamjen e saj gjatë viteve të saj të adoleshencës duke i vënë edhe emrin “e shëmtuara”.

Ajo ngacmohej aq rëndë, sa në shumë raste ishte e detyruar të justifikohej si e sëmurë për të mos shkuar në shkollë.

Ajo tregon se ka kursyer shumë para nga puna që ajo bënte për të siguruar ndërhyrjen plastike.

“Kam kursyer shumë para kur isha adoleshente. Unë kurrë nuk kam qenë në piknik apo në klube nate derisa u bëra 18 vjeçe. Kam punuar shumë dhe kam shpenzuar të gjitha paratë e mia në operacionet plastike. Tani ndihemi shumë mirë me veten dhe në fund jam e lumtur që mund të jetoj jetën që kam dashur gjithmonë. Nëse dikush flet keq për mua nuk më intereson më. Kam reagime të ndryshme; disa njerëz thonë se unë dukem mirë dhe të tjerët thonë se jam e gjitha plastike. Por reagimet janë më pozitive se negative dhe meshkujt çmenden pas meje”, u shpreh 24-vjeçarja.

 

Marketing