Dikur Gruevski ndërsa tani Zaev kërkon më shumë se 61 deputetë?!

Zoran Zaev po rrëshqet nga shoqëria për të gjithë në një nacionalist por që i tillë nuk do që të quhet.Këtë çmim më shumë do ta paguaj Besa e kllapuar nga heshtja sepse ai me nacionalizëm edhe mund të përfitojë maqedonasit siç bën VMRO por do ti humb shqiptarët dhe në këtë listë e para është partia shqiptare e koalicionit të “sojuzit” informon TetovaSot

Marketing

Kaq me LSDM dhe BESA.

Ajo që te Zaevi është shpërfaqur këto ditë ,nuk është qetësia e tij e të ndjerit të fitores sepse sa më shumë që flet si fitues atij i shfaqen flamujt e bardhë.Ai e di si erdhi në pushtet por tani të tjerët e mësuan lojën e tij di qeverisi vendin.

Ai po rrëshqet akoma më keq dhe duke treguar anën tjetër të tij ka filluar t’i bëjë identike deklaratat me të arratisurin e Hungarisë .Paraardhësi i tij Gruevski kundër të cilit Zaev lëvizi çdo gurrë për ta rrëzuar nga pushteti kërkonte 61 e më shumë deputetë sepse atë e pengonte qeverisja me një parti shqiptare.Tani kërkon Zaevi po aq deputetë dhe kjo i bashkon dy figura të ndryshme në një kohë ,në një sinkron,në një linjë dhe në të vetmin qëllim ,të qeverisin vetë si të duan.Shqiptarët për ata janë vetëm numra për të arritur qëllimet maqedone përcjellë TetovaSot .Por derisa Gruevski me gjithë ato bomba e afera sërish e mundi Zaevin,ky i fundit ,mosmirënjëhësi që kujton se është i kristaltë,mund të fitojë 61 deputetë.Kjo është një ëndërr pranvere dhe një dëshirë e një politikani periferie që frika e humbjes i’a ka humbur torruan .Zaev sot si Gruevski dikur kërkon më shumë deputetë që ta defaktorizojë fituesin shqiptarë dhe ta merr atë pa kushte në qeveri ,ta trajtojë si “skllavë politikë” për ca interesa personale të dikujt dhe vetëm kaq .Por Zaev duhet ta dijë se koha e 2016 -tës ka marrë fund dhe nëse humb ,s’ka më shpëtimtarë për të.Zaev mund ta ketë rradhën për të pritur në dritare aty ku dikur priste paraardhësi i tij Gruevski?! TetovaSot