Dikur një i pastrehë në rrugët e New York, GASHI tregon si arriti suksesin

Singer GASHI stopped by HollywoodLife to discuss his debut self-titled album.

Labinot “Larry” Gashi, të cilin e njohim me emrin e tij skenik GASHI, ishte në rrugë vetëm disa vjet më parë, por jeta e tij mori një kthesë pasi ai u frymëzua kur pa një billboard të mikut të tij, ASAP Rocky ndërsa po shëtiste në Rrugën East Houston në New York City.

Marketing

“Shikova lart, dhe pashë fytyrën e tij në një billboard, dhe ishte dikush që e njihja para se të bëhej i famshëm, dhe unë mendoj se ai më motivoi. Unë e përdor si një shembull. Nëse ai mund ta bënte atë, pse nuk mund ta bëja unë?” – tha GASHI në një interviste ekskluzive për HollywoodLife.

Gashi u nënshkroi kontratë me Jay Z dhe RCA – vite pasi Jay në fakt hodhi në plehra një CD që Gashi i dha gjatë një takimi.Më 20 shtator, Gashi lëshoi albumin e tij të parë, me titull, të cilin e kishte filluar të punonte kur ishte i pa strehë në rrugët në New York – tani, ai mban një orë prej 250,000 dollarësh në dore.

“Gjërat kanë ndryshuar, dhe unë jetoj një jetë krejtësisht ndryshe. Çdo gjë që kam kërkuar ndonjëherë po ndodh ngadalë, por unë jam i përgatitur për të sepse e kam pritur për 10 vjet, “shpjegoi GASHI.

Albumi i parë i kishte marrë shumë kohë sepse kështu deshi artisti, se sipas tij kjo është përshtypja e parë që cakton se si njerëzit do të të shohin më tutje.

Marketing