Dikur nuk e ndalnin 100, por ja çka po ju bën problemeve sot Ledri Vula

23:07 | 20 Prill 2021

© Ledri Vula/Instagram

Marketing

Rep-artisti ka shkuar në pushime bashkë me partneren e tij, Sarën.

Dyshja po ndajnë postime të shumta në profilet e tyre zyrtare teksa po tregojnë edhe si po e kalojnë kohën me vajzën e tyre të vogël, shkruan lajmi.net.

Ledri përveç postimeve me të bijën, ka publikuar edhe një imazh të tij derisa vëmendjen e mori mbishkrimi që i ka venë asaj.

Reperi shihet ulur derisa është duke e pirë një pije dhe ka shkruar: “Tu i pij problemet”.

Rikujtojmë se vite më parë, ai ishte rikthyer me projektin muzikor ‘100 probleme nuk m’ndalin’ pas pauzës si pasojë e incidentit me ish-të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj i cili tashmë aludohet si partneri i moderatores Luana Vjollca./Lajmi.net/

Marketing