Dillian Whyte fitues edhe në revanshin kundër Chisora, sfidon Joshuan për luftë (video)

Dillian Whyte e ka fituar edhe luftën e dytë me Dereck Chisoran.

Marketing

Britaniku i peshave super të rënda, Whyte, ka nokautuar në mënyrë brutale Chisoran, në raundin e 11-të, për të arritur deri tek fitorja.

Ishte kjo një ndeshje revansh, para së cilës edhe më parë kishte fituar boksieri i njëjtë, por që Chisora insistonte se juria kishte gabuar.

Interesante ishte se deri në momentin kur u nokautua, Chisora po kryesonte me pikë, në duelin spektakolar të mbrëmshëm.

Një goditje me të majtën e Whyte ishte ajo që mbylli gjithçka dhe hodhi poshtë epërsinë e pikëve.

Pas kësaj fitore, Dillian në ring e ftoi për luftë kampionin e katërfishtë, Anthony Joshua.