Dimitrievski i zhgënjyer me distancimin e LSDM-s, njofton se është negativ për Kovid-19

“Jam zhgënjyer thellë nga deklarata e zëdhënësit të LSDM-së dhe e konsideroj si të përshpejtuar dhe fatkeqe”, kështu ka reaguar kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski ndaj distancimit të LSDM-së nga ai për shkak të deklaratave dhe veprimeve të fundit.

Marketing

“Krahas përgjegjësisë institucionale, bartim edhe përgjegjësi politike ndaj qytetarëve dhe publikut të cilët na kanë zgjedhur me propozim të partive. Debatin do ta vazhdojmë brenda në parti. Tash është koha të veprojmë kundër epidemisë dhe në ndihmë të qytetarëve. Procedura do të tregojë se nuk ka bazë për vepër penale dhe në mënyrë shtesë do t’i verifikojë dyshimet”, tha Dimitrievski, njofton TV21.

Ai ka shprehur dhe habi për siç thotë ai, hajkën institucionale që ushtrohet ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit të krizës, ndërkaq ka ftuar drejtoreshën e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor dhe ministrinë e Shëndetësisë që ta dorëzojnë raportin për kontroll te ai.

“Raporti nuk është dokument i fshehtë”, shkruan më tej Dimitrievski.

Ka njoftuar gjithashtu se sot i ka marrë rezultatet për testimin e dytë dhe ato janë negative.

“Dua ta informoj publikun se sapo i kam marrë rezultatet nga testi i dytë kontrollues në Institutin e Shëndetit Publik dhe i njëjti është negativ, nga nesër do ta vazhdoj të vazhdojë t’i realizoj obligimet në punë”, tha Dimitrievski.

Dimitrievski paraprakisht në testin e ISHP-së kishte rezultuar pozitiv, por për shkak se nuk kishte simptome dhe dyshonte se ishte i infektuar me Kovid-19, me vetëinciativë ishte testuar edhe në një laborator privat, nga ku doli se është negativ. Me këto rezultate, Dimitrievski kishte hedhur dyshime në vërtetësinë e testeve. Por, realizimi i testit në laborator privat bëri që ai ta shkel protokollin dhe të paditet për këtë gjë.

Marketing