Dimitrievski: U testuam me bashkëshorten, testet janë negative

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në rrjetet sociale ndau informatën se është negativ në testet për koronavirus. Duke i falënderuar qytetarët për mbështetjen, ai informoi se me bashkëshorten janë testuar në disa laboratore.

Marketing

“Dëshiroj t’ju informoj Ju dhe opinionin se dje së bashku me bashkëshorten, duke i respektuar të gjitha protokollet dhe procedurat e sigurisë, u testuam për Kovid-19 në llogari tonë, në disa laboratore relevante në shtet, njëherit paraprakisht edhe testim nga ana e QSHP Kumanovë për të gjithë anëtarët e familjes sime. Të gjitha testet janë negative”, shkruan Dimitrievski.

Ai në kumtimin në rrjetet sociale thekson se ka kërkuar nga shërbimi epidemiologjik nga Qendra për shëndet publik Kumanovë t’i shqyrtojë rezultatet nga testimi dhe sipas nevojës ta përsërisë testin.

“Urgjentisht të parashtrojnë kërkesë për heqjen e vendimeve për vetëizolim për mua dhe anëtarët e familjes sime dhe të gjitha kontakteve të cekur në anketën epidemiologjike”, shkruan Dimitrievski.

Ai shpreson se kërkesa e tij do të shqyrtohet dhe realizohet urgjentisht në kuadër të procedurave, sepse siç shkruan, krahas testeve negative, gjendja shëndetësore e tij dhe e anëtarëve të familjes së tij është e mirë, se nuk kanë simptoma.

“Nuk ekzistojnë kurfarë simptoma as indikatorë të infektimit me Kovid-19 me qëllim që t’iu kthehem obligimeve të mija të përditshme dhe së bashku me ekipin tim në Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim të vazhdoj me luftën kundër epidemisë në qytetin dhe vendin tonë. I hedh poshtë të gjitha akuzat rreth gjoja pozitivitetit tim, anatemimi duhet të hiqet”, shkruan Dimitrievski.

Kryetari i Komunës së Kumanovës u dëshiroi shërim të shpejtë qytetarëve të cilët po luftojnë me sëmundjen dhe bëri thirrje për respektim të masave. ab/

Marketing