Dimitrov dekorohet me medalje për 25 vjet marrëdhënie diplomatike me Republikën Çeke

Ministri i punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot ka zhvilluar takim me ambasadorin e republikës Çeke në detyrë, Miroslav Tuman i cili i dorëzoi medalje ministrit Dimitrov nga Ministria e Jashtme Çeke, medalja i është dhuruar me rastin e 25 vjetorit të bashkëpunimit diplomatik midis dy vendeve.

Marketing

Nga ministria e punëve të Jashtme kanë informuar se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet mike midis dy vendeve, dhe se është folur për intensivin të bashkëpunimit bilateral në sferën ekonomike.

Në takim është folur edhe për procesin euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përkrahjen që e ka nga republika Çeke.

Marketing