Dimitrov – Dendias: Greqia do të insistojë në zbatimin e përpiktë të marrëveshjes së Prespës

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Dendias e kanë realizuar takimin e tyre të parë në margjinat e mbledhjes joformale të shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve-kandidate për anëtarësim (GYMNICH) në Helsinki.

Marketing

Dendias në deklaratën pas bisedave me kolegët e tij nga BE-ja, për takimin me Dimitrovin tha se ka qenë për Marrëveshjjen nga Prespa.

Me zotëri Dimitrovin e kemi pasur takimin tonë të parë, ku biseduam për aspektet e implementimit të Marrëveshjes nga Prespa. Qartë zotëri Dimitrovit ia bëra me dije se Greqia do të insistojë në zbatimin e përpiktë të marrëveshjes”, tha Dendias.

Marketing