Dimitrov dhe Popovski në Konferencë për lirinë e mediave në Londër

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski në ftesë të Qeverisë të Mbretërisë së Bashkuar sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Londër.

Marketing

Ministrat Dimitrov dhe Popovski do të marrin pjesë në Konferencë ndërkombëtare dyditore për lirinë e mediave, e cila për herë të barë në bashkë-organizim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë këtë vit mbahet në Londër, ndërsa vitin e ardhshëm do të mbahet në Kanada.

Shefi i delegacionit, Dimitrov sot do të jetë pjesë e panelit “Liria e mediave në Ballkanin Perëndimor dhe mënyra të reja të punës”., ndërsa nesër do të flasë në panel diskutimin “Çfarë mund të bëjnë Qeveritë që ta rrisin qëndrueshmëri mediatike?”.

Dimitrov do të marrë pjesë edhe në sesione plenare dhe darkë pune në organizim të nikoqirit dhe bashkëorganizatorit të Konferencës, gjegjësisht me ministrat e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, Xhermi Hant dhe Krista Friland.

Ministri Poposki do të mbajë fjalim në kuadër të deklaratave kombëtare, ndërsa do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët: “Fushatë për lirinë e mediave: drejtë 2020 – ruajtjen e ndikimit”.

Marketing