Dimitrov do të referojë para Komitetit për Punë të Jashtme në PE

Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, i cili është për një vizitë dyditore në Bruksel, sot do të mbajë fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Marketing

Ai do të informojë për përgatitjet aktuale për mbajtjen e referendumit, rrjedhën e zbatimit të reformave kyçe në vend nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet për skrining procesin e Komisionit Evropian, në mënyrë që për një kohë të shkurtër të hapet rruga për fillimin e negociatave të pranimit të vendit në BE.

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian është një organ i Parlamentit Evropian, në të cilin bëjnë pjesë anëtarët e grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Dimitrov dje pati takim me zëvendës sekretaren e përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotomoller me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale në vend rrjedhën e përgatitjeve për referendumin e ardhshëm dhe implementimin e reformave. Gjatë takimit, Dimitrov theksoi se Maqedonia me vendosmëri shkon drejt rrugës për në NATO, rrugë e cila u projektua para 25 viteve.

Marketing