Kreu i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov pas takimit në Shkup me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass, theksoi se tek Gjermani vendi ynë sheh një mik të afërt, dhe një zë të me ndikim në BE. Dimitrov theksoi se nëse me të vërtet Evropa dëshiron të shoh një Ballkan evropian, atëherë është e patjetërsueshme të njeh sakrificat dhe përpjekjet e vendeve kandidate.

“Ne kemi tre argumente se pse e jemi të bindur se meritojmë të fillojmë procesin e anëtarësimit. E para, shumë gjatë kemi pritur. E dyta ne jemi vend kandidat tashmë 14 vite, ndërsa rekomandimin e parë nga Komisioni e morëm në vitin 2009. Pritja nuk është argument i mjaftueshëm. Ne jemi vend i cili ka kaluar në një krizë politike që kaloi ne autoritarizëm gjatë vitit 2015-2016, për dy vjet e gjysmë kemi bërë një kthim në demokraci. Ne nuk jemi ende gati për të hyrë në BE, megjithatë nëse ka energji evropiane në liri dhe demokraci në Ballkan, kjo sigurisht që është në Maqedoninë e Veriut. Dhe e treta bëmë diçka që rrallë herë bëhet në Ballkan, zgjodhëm një çështje të “pazgjedhur”, çështjen e emrit me fqinjët. Nëse Bashkimi Evropian do të bëhet lojtarë global, atëherë nuk mundet të mos e vërej që një energji e tillë evropiane në Ballkan duhet të përkrahet”-pohoi Dimitrov.

evn