Në këtë moment është e madhe përgjegjësia, i cilitdo trup, madje edhe e Gjykatës Kushtetuese ta marrë çelësin nga duart e qytetarëve.

Këtë sot e deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Fimitrov në konferencë për shtyp me kolegun e tij gjerman Hajko Mas, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse procesi për referendum stopohet lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Theksoi se më nivel të argumenteve ka dy teza. E para është se na duhet referendum i obliguar i veçantë për hyrje në aleancë me shtetet e tjera. Kjo dispozitë kushtetuese, siç sqaroi ka të bëjë kur transmetohet sovraniteti.
“Është e saktë se për anëtarësim në BE do të kemi një punë të tillë, por kjo nuk do të ndodhë nesër, do të kalojnë disa vite”, theksoi Dimitrov.

Ai tha se dispozita ka të bëjë kryesisht me hyrjen në aleancë me shtete të tjera në kuptim të federatës apo konfederatës.
Dimitrov thotë se për NATO-n, e cila është organizatë qeveritare ndërkombëtare, kjo dispozitë nuk është relevante.
Lidhur me mënyrën në të cilën është vendosur çështja, gjegjësisht se në vetvete i përmban edhe Marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në BE dhe nATO, Dimitrov thotë se kjo vërejtje edhe juridikisht edhe politikisht është shumë naive.

Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Vendimit për shpallje të referendumit, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 30 korrik të vitit 2018. Deri te Gjykata Kushtetuese janë dorëzuar nisma nga partia politike “E Majta” dhe nga Kongresi Botëror Maqedonas.