Dimitrov: Franca e pa vendosur rreth fillimit të bisedimeve

Franca është e pavendosur për datën e negociatave të Maqedonisë në rrugën e BE-së, ka thënë për Deutsche Welle Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Dimitrov foli edhe për “vijat e kuqe” në lidhje me gjyqësorin dhe ligjin për prokurorisë. i pyetur se me çfarë pritshmërish po kthehet në Shkup, Dimitrov thotë se është i inkurajuar dhe shpreson se vendi do të nis bisedimet me BE-në.

Marketing

“Ka vende, siç është Franca, ku procesi i vendimmarrjes është në fazën e tij përfundimtare – por përsëri nuk ka ndonjë vendim konkret. Megjithatë, mendoj se ka një marrëveshje të plotë për negociata, gjatë këtij viti: nuk është vetëm një këshill për punë të përgjithshme ose këshill Evropian, dhe mesazhin që do ta dërgojnë drejt nesh, do të këtë implikim të madh edhe për rajonin por edhe për vetë BE-në. Përfundimisht ne morëm 10-të. Raporti është një mesazh pozitiv nga ana e Komisionit Evropian dhe është shumë e vështirë të besosh se nuk do të këtë vendim përfundimtarë nga vendet anëtare në tetor”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

I pyetur se cilat janë pengesat kryesore, Dimitrov thot se Ajo çka ka mbetur është rezultati nga bisedimet ne lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike. Megjithatë, jo çdo ligj kryen punë sqaron Dimitrov. Ka vende anëtare të cilat kanë linja të kuqe: që të mos zhduken hetimet e PSP-së.