Dimitrov: Greqia dhe Maqedonia e Veriut aleatë të natyrshëm

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka realizuar takim me Kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsi, në Athinë.

Marketing

Me këtë rast, Dimitrov tha se me Marrëveshjen e Prespës është hapur potencial i madh në mes të dyja vendeve dhe se është e rëndësishme që të bindet çdo qytetar, edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut, se kjo ishte punë e drejtë dhe se jemi aleatë të natyrshëm.

“Mendoj se kemi hapur potencial të madh në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk do të ndaloj derisa nuk e bindim edhe qytetarin e fundit edhe në Greqi edhe Maqedoninë e Veriut se ky ishte hapi i duhur dhe se dy kombet tona janë aleatë natyrorë. Ne jemi fqinjë dhe nuk mund të ndërtohet miqësi me fqinjin nëse nuk shprehet respekt dhe mirëkuptim për tjetrin. Mendoj se tani fillojmë të ndërtojmë miqësinë tonë”,- deklaroi Nikolla Dimitrov nga MPJ.

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsi, gjatë takimit dha mesazhin se Marrëveshja e Prespës ka hapur rrugën drejt miqësisë, Aleancës dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në rrugën e së cilës po shkojnë të dyja vendet. Dimitov në Athinë po qëndron me ftesë të ish ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, ndërsa ai do të marrë pjesë në konferencën akademike me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Sektorit për studime ndërkombëtare dhe evropiane në universitetin e Piresë

Marketing