Dimitrov: Ia kthyem vendit kredibilitetin e dëmtuar nga VMRO-ja

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar gjatë interpelancës së sotshme në Kuvend se aktiviteti i tij politik nuk është në dëm të interesave të shtetit, siç pretendon opozita e cila e ka ftuar të japë llogari. Dimitrov ka thënë para deputetëve se ai dhe zyrtarët e tjerë e kanë kthyer kredibilitetin e vendit që ishte dëmtuar rëndë gjatë qeverisjes së kaluar të VMRO-së.

Marketing

Ai ka thënë se këtë e vërtetojnë edhe fjalët e diplomatëve të huaj, përfshirë ata grekë. “Në kohën kur deputetet e opozitës në Greqi brohorisnin se ‘Maqedonia është një dhe e Grekëve’, kryetari i Kuvendit Vucis tha se ‘kjo është shumë irredentiste’. Nuk ka vend në botë që nuk e mbështeti Marrëveshjen. NATO dhe BE janë në njërën anë, opozita tek ne dhe në Greqi janë në anën tjetër”, ka thënë ndër të tjera kryediplomati Dimitrov.

Marketing