Dimitrov: Institucionet t’i ndryshojnë emrat në afat të arsyeshëm

Në afat të arsyeshëm apo në pajtim me praktikat e zakonshme administrative, që është në frymën e Marrëveshjes së Prespës, institucionet në vend duhet t’i ndryshojnë emrat e tyre me çfarë do të respektohen dispozitat e Marrëveshjes, deklaroi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov para fillimit të panel diskutimit “Perspektivat transatlantike dhe Ballkani Perëndimor”.

Marketing

Dimitrov mori pjesë në seancën qeveritare në të vilën në propozim të Grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës mori vendim t’i angazhojë, gjegjësisht t’u thotë dhe rekomandojë të gjitha institucioneve të kryejnë ndryshimin e tabelave publike në hyrjet e tyre lidhur me emrin e shtetit dhe në pajtim me amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit kushtetues për zbatimin e e amendamenteve dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Dimitrov theksoi se në pajtim me Marrëveshjen një është drejtimi i cili duhet të respektohet lidhur me institucionet, ndërsa në pajtim me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetër është linja që ka të bëjë me identitetin, gjegjësisht gjithçka që është e lidhur me çështjet e identitetit.

“Në këtë rast emri formal për shembull të Armatës do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut, sepse ky është tani emri ynë shtetëror, por, për shembull në rastin me Tetarin Popullor Maqedonas, kemi element etnik dhe me siguri do të jetë Teatri Popullor Maqedonas”, tha Dimitrov.

Lidhur me ASHAM-in ka përmendur se ky është institucion shtetëror, por atje ka specifikë të caktuar dhe ka shfaqur shpresë se do të gjendet, siç tha, një zgjidhje e mirë për këtë institucion.

Marketing