Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov duke komentuar mos marrëveshjet në aspektin historik, konkretisht për identitetin e Goce Dellçevit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tha se nesër do të udhëtojë për në Sofja, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë.

Dimitrov u shpreh i bindur se fal miqësisë së mirë mes dy shteteve do të gjendet zgjidhje.

“Kryesia e Bullgarisë me Këshillin evropian, ka ndihmuar shumë që vëmendja e Evropës të jetë në regjionin dhe pas plotë 15 viteve në Sofja të mbahet samiti me Ballkanin Perëndimor”.

“Si fqinjë që nënshkruam marrëveshje për miqësi të mirë, të cilët prekën çështje shumë delikate dhe emocionale për të dy palët në mendimin historik, unë jam i bindur që do të gjejmë mënyrë, me anë të respektimit të tjetrit dhe miqësisë të mos i rrezikojmë qëllimet kryesore”, tha Dimitrov./Telegrafi/