Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka biseduar me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme në Greqi, Jorgos Katrugallos, pas deklaratës së Panos Kamenos për braktisjen e koalicioni qeverisës për shkak të çështjes së emrit me Maqedoninë.

“Pata një korrespondencë të shkurtër me kolegun tim Katrugallos dhe mora garanci se qeveria greke mbetet e përkushtuar fuqishëm në përputhje me interesat kombëtare të Greqisë për të përfunduar punën e Marrëveshjes së Prespës.

Unë mendoj se është më e dobishme të dërgojmë mesazh se është koha për të dy vendet që janë fqinjë dhe që ndajnë interesat të përbashkëta, ta bëjnë këtë hap për marrëdhënie të afërta strategjike”, pohoi Dimitrov.

evn