Dimitrov: Kuvendi duhet të vendos nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit

Kuvendi duhet të vendos nëse do ta ndjekë vullnetin e popullit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në debatin e sotëm “Bilateralja në Ballkan: Implikimet rajonale në kontestet bilaterale” të organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkupi 2018.

Marketing

“Jehona në referendum ishte afër 37 për qind dhe edhe pse kemi Kod zgjedhor i cili parasheh cenzus, megjithatë 609 mijë qytetarë thanë ‘po’. Kjo është shumica dhe ata dëshirojnë që Maqedonia të shkojë përpara. Vijojnë bisedime në Parlament. Na paraprin një vendim historik. Realiteti ynë është se nuk mund ta shmangim kontestin për emrin në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Parlamenti duhet të vendos nëse do ta ndjek vullnetin e popullit. Ky është çelësi. Nëse dëshirojmë përpara, duhet ta shfrytëzojmë këtë çelës”, tha Dimitrov.

Sipas tij, rruga e vetme kur më shumë qytetarë janë deklaruan “për” në disa zgjedhje kanë qenë ato në vitin 1994 kur Kiro Gligorov u zgjedh për president të shtetit.
Dimitrov mes tjerash theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i fundit.