Dimitrov: Maqedonia e Veriut është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet

Vendi im sot, Maqedonia e Veriut, është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse dëshirojmë ta bëjmë dallimin. Leksioni më i madh i mësuar prej të gjithë kësaj është se ne mund ta bëjmë dallimin.

Marketing

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e djeshëm në Bundestagun gjerman në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritja, sfidat dhe perspektivat”, videoja prej së cilit është vendosur në profilin e tij të fejsbukut.

“Edhe krahas situatës së rëndë politike në Evropë sot, zgjedhjet evropiane të ardhshme, të gjitha çështjet të cilat lidhen me atë, thjeshtë nuk e kemi luksin të mos kemi sukses në krijimin e tregimeve të suksesshme. Vendi im Maqedonia e Veriut sot është tregim i suksesshëm i cili duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse duam të bëjmë dallimin.

Leksioni më i madh i mësuar prej të gjithë kësaj është se ne mund ta bëjmë dallimin. Asgjë prej kësaj, as pajtimi, as Marrëveshja e Prespës nuk ishte e pashmangshme. Përkundrazi, ndodhi pasi ne atë e bëmë, së bashku me lidershipin në Athinë”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë paraprakisht në Berlin kishte takim me Jan Heker, këshilltar i Punëve të Jashtme i kancelares, Angela Merkel dhe me deputetin Metin Hakvardi në të cilat ka kërkuar njohjen e suksesit të Maqedonisë nga BE-ja me çka Unioni do ta rrisë ndikimin e BE-së në Ballkan, ndërsa është folur edhe për reformat për fqinjësi të mirë, për nevojën që BE-ja ta konfirmojë suksesin e përbashkët duke e motivuar të gjithë rajonin.

Debatin në Bundestag e organizuan grupet parlamentare të të Gjelbërve dhe të seksionit gjerman të Unionit të Federalistëve evropianë, në të cilin bëjnë pjesë deputetë të katër partive politike – CDU/CSU, Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe Liberalët.

Marketing