Dimitrov: Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe mundemi dhe duhet të jemi të kënaqur nga vlerësimi i përgjithshëm i KE-së

Raporti paraqet analizë objektive, gjithëpërfshirëse dhe reale të gjendjes dhe progresin e realizuar, por edhe pikë referimi që do t’i diktojë reformat e agjendës evropiane. Pjesa e dytë e periudhës që e mbulon raportin ishte plot me sfida, të cilat domosdoshmërisht kanë ndikuar në dinamikën e reformave krahas pandemisë, krizës shëndetësore, në të cilën ende ndodhemi edhe ne edhe bota, një periudhë më të gjatë kohore kemi pasur qeveri teknike pa mandat politik dhe Kuvend jofunksional. Megjithatë edhe në këto kushte të kufizuara Maqedonia e Veriut ka bërë progres dhe mundemi dhe duhet të jemi të kënaqur nga vlerësimi i përgjithshëm i Komisionit Evropian.

Marketing

Këtë e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadori Dejvid Gir, në konferencën e sotme për shtyp në të cilën e prezantuan raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020, si dhe pakon për zgjerim.

Sipas Dimitrovit, vlerësimi për gatishmërinë e përgjithshme për progresin e Maqedonisë së Veriut është 3, 11 apo nivel të mirë të gatishmërisë, që do të thotë se krahasuar me vitin paraprak ka pasur një lëvizje në rritje, sepse vlerësimi për gatishmëri vitin e kaluar ka qenë 3.06.

“Lidhur me progresin për nuancë sivjet është 3.01 apo është një progres, ndëraa në Raportin e vitit 2019 vlerësimi ka qenë 3,11, por nëse merren parasysh sfidat dhe fakti se në këtë fazë të procesit gatishmëria gjithëpërfshirëse është më e rëndësishme nga progresi nga viti në vit”, tha Dimitrovi.

Përparime janë shënuar në luftën kundër korrupsionit, shoqatave tregtare, bujqësi, arsim, progres më të vogël, siç tha Dimitrovi, ka pasur edhe në administratën publike, lirinë e shprehjes gjegjësisht në media, në ekonominë e tregut, shërbimet financiare, rrjeteve trasnevropiane, dispozitave financiare dhe buxhetore.

Ai theksoi se gëzon kjo që treguam progres në zbatimin e agjendës evropiane veçanërisht në katër fushat kryesore të theksuara nga konkluzionet e Këshillit Evropian edhe kjo reforma në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, reforma në shërbimet zbuluese dhe reforma në administratën publike.

Si rezultat i reformave, nënvizoi zëvendëskryeministri Dimitrov, Maqedonia e Veriut ka vendosur mekanizma që sigurojnë pavarësi dhe llogaridhënie në gjyqësi.

Shtoi se rekomandime kyçe për periudhën e ardhshme janë reformat në servisin radiodifuziv publik, për çfarë do të nevojitet në një afat sa më të shkurtër të mundshëm zgjedhja e këshillit programor dhe të Agjencisë për Media Audiovizive, lufta kundër dezinformatave, si dhe sanksionim efikas të të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale mbi gazetarët.

Dimitrovi informoi se sot ka mbërritur kësti i parë prej 80 milionë euro nga mbështetja makro-financiare nga BE-ja në llogari të Bankës sonë Popullore.